Nga Spartak Ngjela/
Pas me shumë se një një shekulli, ka ardhur koha t’i tregojmë vendin politikës mesjetare dhe raciste antishqiptare greke
Të gjitha qeveritë greke, si në një korr vajtimi, edhe pse Greqia kishte aneksuar një territor të gjerë puro shqiptar si dhuratë që i bëri Franca dhe Rusia, krijoi mitin e Verio Epirit grek, për të aneksuara si toka greke Korçën, Gjirokastrën, Himarën Vlorën deri në Berat.
Dhe e dini se ku është sekreti i gjithë kësaj marrëzie? Te fakti që në këtë territor jeton ortodoksia shqiptare, dhe te fakti që shumica e popullsisë të Greqisë deri në vitin 1890 ka qënë arvanitase; domethënë shqiptare.
Frika nga gjuha shqipe në Athinë dhe në Stambollin e Sulltanëve ka qenë proverbiale; kurse arvanitasit në Greqi u ndaluan me dhunë që të flisnin shqip.
Dhe e dini pse Athina Zyrëtare dhe Kisha greke dridheshin nga gjuha shqipe dhe donin të shtriheshin në territoret e Shqipërisë së Jugut? Sepse ortodoksia shqiptate, e gjitha nacionaliste, iu rrëzonte tezën absurde që shqiptarët janë Turq.
Po ortodoksët shqiptarë që nuk i përfillnin fare dhe i përbuznin grekët e ardhur nga Anadolli dhe Lindja e Mesme, turq janë? Ja kjo ishte pyetja vrastare kundër oborrit mbretëror bavarez i cili mbretërontë në Athinë dhe që krijoi mitin grek dhe “mallkimin e gjuhes shqipe” në Greqi.
“Ortodoksët shqiptarë duhen greqizuar duke iu ndaluar gjuhën, siç ua bëmë arvanitasve, se ndryshe bie teza e panhelenizmit ballkanik”; por ata kanë shtetin e tyre, prandaj duhen pushtuar aeben te asimilohen. Ja, kjo ka qënë filozofia antishqiptare e reaksionit grek, dhe ky është thelbi i krijimit të Vorio Epirit grek, kur të gjithë mbretërit shqiptarë, edhe Skënderbeu, janë quajtur mbretër të Epirit.
Ky në fakt është një turp historik për Greqinë, por tani që jemi të fortë duhet që
t’u tregojmë vendin.
Kryeministri aktual shqiptar nuk duhet të pyesë fare për shpifjet që po ngre reaksioni primitiv grek aktualisht. Ky kryeministër duhet të ruajë si një gjë të shenjtë aleancën shqiptaro-amerikane, dhe të tregojë të vërtetën e historisë së Shqipërisë hapur dhe me guxim, se kjo aleancë është sot forca e rreth nëntë milionë shqiptarëve që jetojnë në Ballkan, domethënë në Gadishullin Ilirik…