Një tjetër viktimë është regjistruar në vend si pasojë e motit të acartë.
Një person i pajetë në hyrje të banesë së tij në Sarandë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në lagjen nr. 4 Sarandë, në hyrje të banesë së tij private është gjetur i pajetë, shtetasi Zh.T., rreth 61 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga i ftohti.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes./a.m.