Ndërsa ditëve të fundit moti i keq ka shkaktuar një sërë viktimash, një ngjarje e dhimbshme ndodhi ditën e djeshme në liqenin e Kasharit në periferi të Tiranës, ku një fëmijë u mbyt teksa lozte mbi liqenin e ngrirë.
Thyerja e akullit të liqenit bëri që 12- vjeçari F.Gurakuqi i cili po luante me fëmijë të tjerë të binte brenda.
E alarmuar nga klithmat e fëmijëve, motra e tij 15- vjeçare E.Gurakuqi i erdhi në ndihmë dhe në tentativë për ta nxjerrë rrezikoi edhe vetë jetën. Fatmirësisht ndërhyrja e banorëve të zonës bëri që e mitura të shpëtohet.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 14:15, liqenin e fshatit Mëzes, por as banorët e zonës nuk mundën të bëjnë gjë për 12-vjeçarin e mbytur.
U desh ndërhyrja e polumbarëve për të nxjerrë trupin e pajetë të vogëlushit, ndërsa motra e tij u dërgua në spital.
Nëna e dy fëmijëve Jolanda Gurakuqi e tronditur nga ngjarja, humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital në gjendje të rënduar, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raporton noa. Dy të vegjlit jetonin vetëm me nënën e tyre pasi babai Fatos Gurakuqi, ndodhet në qeli i dënuar me dhjetë vite burg. Ai akuzohet për përdhunimin e vajzës së tij 15 vjeçe, e cila ditën e djeshme mundi të mbijetojë nga mbytja/a.k