Kërkesa e plotësuar për ekstradimin e Ramush Haradinajt do t’i dërgohet Francës, ka thënë ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç, duke shtuar që Serbia e kërkon Haradinajn për “Krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999”, akuza këto për të cilat Haradinajt, thotë ajo, nuk është gjykuar në Hagë.
Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, e cila të martën i është dërguar Francës, është paralajmëruar se do të ketë fakte shtesë, të cilat para se gjithash kanë të bëjnë me urdhëresën për zgjerimin e hetimeve kundër Haradinajt me fakte të cilat janë mbledhur, ka thënë Kuburoviç.
Haradinaj pritet sot të dalë para gjyqtarit francez në qytetin Colmar të Francës, ku do të mësohet nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për ekstradim në Serbi. (b.an)