Në 20 janar zhvillohet ceremonia zyrtare e inaugurimit të Donald Trump president i SHBA. Delegacione nga e gjithë bota do të jenë në ceremoninë zyrtare dhe aktivitetet pasuese. Edhe nga Shqipëria pritet të jenë disa personalitete.
Partia Socialiste do të përfaqësohet nga ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, njëherësh anëtar i kryesisë së PS dhe deputeti Ervin Bushati.
Klosi e Bushati do jenë prezent edhe në eventet pasuese që do mbahen në ditën e marrjes së detyrës nga Trump./a.m.