JAVANEWS/ A po përgatitet PD sëbashku me aleatët e saj që të bojkotojnë Kuvendin dhe të mos hynë në zgjedhje, duke gjetur si shkak Reformën Zgjedhore? Javanews, nga burime konfidenciale brenda takimit të kryetarëve të partive parlamentare të opozitës që u zhvillua sot, ka mësuar se një skenar i tillë është lakuar gjerësisht në këtë takim.
Por për të shkuar drejt një hapi të tillë ekstrem është debatuar që të hartohen disa kushte për mazhorancën, të cilat nëse nuk realizohen atëhere opozita do të jetë e legjitimuar, sipas krerëve të opozitës, që të bojkotojë Kuvendin dhe të ndërmarrë veprime ekstraparlamentare, por pa i specifikuar ato. PD dhe aleatët kanë rënë dakord që të hartojnë 5 kushte për Reformën në Zgjedhore:
– votimin elektronik dhe numërimin elektronik,
– reformën e financimit të partive,
– kufizimin e shpenzimeve në fushatë,
– barazinë në aksesin mediatik,
– mospërdorimin e burimeve të shtetit në kundërshtim me ligjin.
Krerët e opozitës deklarojnë se për këtë platformë është rënë dakord dhe se ajo përbën “një kusht të patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
“Opozita sot, unifikoi qëndrimet për axhendën parlamentare, për aksionin politik, për veprimet ekstra parlamentare, nëse maxhoranca injoron propozimet dhe standardet e kërkuara”, deklaroi për javanews një prej krerëve të partive të opozitës.
Me. Ar