Polumbarët e RENEA-s kanë nxjerrë nga liqeni i Kasharit trupin e pajetë të 12-vjeçarit i cili u mbyt teksa luante mbi akull.
U deshën pak minuta që polumbarët të nxirrnin trupin që ndodhej në një thellësi jo të madhe në liqen.
Tashmë trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Bashkë me 12-vjeçarin F. Gurakuqi ndodhej edhe motra e tij e cila fatmirësisht ka shpëtuar. Mësphet se përpjekjet e saj për t’i ardhur në ndihmë rezultuan të kota.
Paraprakisht bëhet me dije se shkak i vdekjes së tij mund të ketë qenë hipotermia nga temperaturat disa gradë nën zero./a.m.