Prej disa ditësh i ftohti polar ka përfshirë jo vetëm Shqipërinë por edhe vendet fqinje. Probleme të mëdha nga i ftohti janë evidentuar edhe në shtetin helen, ku janë hasur vështirësi në furnizimin me energji.
Në këtë situatë, autoritetet e energjisë në Greqi ndaluan eksportimin e energjisë përmes linjës së interkonjeksionit me Shqipërinë.
Por autoritetet pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë bëjnë me dije se vendi nuk ndikohet nga ky vendim i Greqisë. Deri të enjten do të vijojë e njëjta situatë./a.m.