Nuk dihet sa e vertete eshte, por ia vlen te keqyret. Ne oret e fundit eshte hedhur dhe pergenjeshtruar disa here.
Muajin e kaluar, senatori John McCain, ia dorëzoi drejtorit të FBI-së, James Comey, një dosje gjashtëmujore të hartuar nga një ish zyrtar i Shërbimit Sekret Inteligjent (MI6).
Kjo dosje përmban një seri pohimesh të jashtëzakonshme dhe nganjëherë banale që pohojnë se Rusia posedon materiale të fshehta për Donald Trump, transmeton Express.
Trump i ka quajtur pohimet “lajme të rreme dhe përndjekje”.
Pohimet e paverifikuara përfshijnë:
- Kremlini e ka ndihmuar Trumpin për të paktën pesë vite.
- Trumpit i ishin ofruar marrëveshje pronësore në Rusi, përfshirë zhvillime në lidhje me Kupën e Botës “Rusia 2018”
- Shërbimi rus i sigurisë. FSB, e komprometoi Trumpin përmes aktiviteteve të tij në Moskë mjaftueshëm sa për të qenë në gjendje ta shantazhonin atë.
- Këshilltari i Trumpit për politikë të jashtme, Carter Page, mbajti një takim të fshehtë në korrik të vitit 2016 me shefin e Rosneft, Igor Sechin, kompanisë së naftës që është në pronësi të shtetit rus.
- Page ishte paralajmëruar nga një zyrtar tjetër, Igor Divyekin, se Moska posedonte materiale të fshehta për Trumpin.
Dosja e paverifikuar është publikuar i plotë në “BuzzFeed” dhe ka shkaktuar stuhi dhe debat politik, përgatiti “Express”. (b.an)