James Rodriguez, mesfushori i Real Madridit, ka refuzuar një ofertë të majme nga Kina
Skuadra kineze, Hebei China Fortune, ka tentuar ta transferojë James Rodriguez nga Real Madridi, shkruan e përditshmja sportive madrilene, AS.
Sipas kësaj të përditshme, ekipi që drejtohet nga Manuel Pellegrini i ka ofruar kolumbianit një pagë prej 30 milionë eurove neto në sezon.
Kurse, Real Madridit i ka ofruar 110 milionë euro dëmshpërblim për ish-mesfushorin e Monacos dhe Portos.
Por, sipas AS-it, James e ka refuzuar këtë ofertë pasi dëshiron të kërkojë rastin te Real Madridi. /Express/a.k