Para pak çastesh është hedhur një mjet shpërthyes i dytë në objektin qeveritar në Mitrovicën Veriore duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Burime të lajmi.net thonë se ende nuk dihet a ka të lënduar.
Objekti ka qenë i marrë me qira nga Ministria e Administratës Publike për vendosjen e zyrtarëve qeveritarë në veri.
Po ashtu sonte, rreth orës 20 e 20 minuta një mjet tjetër shpërthyes është hedhur në hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës, aty ku kishte qëndruar ministrja Tahiri në kuadër të hapjes së kësaj zyreje.