Tirana rilind e gjelbërt kështu e hap shkrimin prestigjiozja italiane Corriere Della Sera shkrimin kushtuar kryeqytetit shqiptar i cili shumë shpejt do të marrë një tjetër pamje.
Dhe për herë të dytë sikurse në vitin 1925 projekti urbanistik i Tiranës i besohet një tjetri italiani, ndonëse projekti do të koordinohet nga partneriteti italo-hollandez.
Përreth Tiranës, shkruan prestigjiozja do të ketë një pyll orbital, do të ketë dy korsi bicikletash, një oaz natyral dhe sigurisht vetëm gjelbërim rreth vendeve ujore. Për më tepër edhe 20 shkolla të reja publike.
Dhe në fund të fundit asgjë nuk është e rastësishme. Riorganizimi urban i Tiranës rikthehet në duart e një arkitekti Italian Stefano Boeri. Kujtojmë se në vitin 1925 ishte pikërisht Armando Brasini ai që mori në dorë kryeqytetin shqiptar.
Kaosi i viteve të fundit
Tirana është një qytet i cili në vite është rritur në mënyrë kaotike si me ndërtesa por edhe me popullsinë. Për një farë kohe qyteti u ngjyros me ngjyra të gjalla të cilat pushtuan pallatet, një projekt ky i realizuar nga bashkiaku Rama i cili sot është kryeministër i Shqipërisë. Por qyteti vijon të jetë i mbushur me rrugë dhe trotuare të pakalueshme, me një qendër ku mbizotëron arkitektura fashiste, një vend ku po mbizotërojnë gratacelat, me një periferi të pashpirt e cila që pas rrëzimit të regjimit komunist është tejmbushur me Baraka dhe kasolle.
Konsorciumi
Në ditët e fundit të 2016 këshilli bashkiak i Tiranës aprovoi planin e ri urbanistik të qytetit, i realizuar nga arkitekti Italian Boeri së bashku me studion Unlab e Ind,konsorciumi italo-holandez i cili një vit më parë fitoi konkursin ndërkombëtar të zhvilluar nga qeveria shqiptare pak kohë pas miratimit të reformës administrative e cila reduktoi numrin e komunave në të gjithë Shqipërinë. Plani i riorganizimit i qytetit quhet “ Tirana 2030” përfshin edhe lidhjen me aeroportin e vendit dhe portin e Durrësit. Më tej plani synon lidhjen me tranpsortin dhe shërbimet publike, hapsirat e gjelbërta, korridoret ekologjike. E sipas të përditshmes këto janë plane të dëshiruara nga Erion Veliaj, ish-ministër i qeverisë Rama sot kryebashkiak, dhe që synon të rikthehet në qeveri si kryeministër.
Plani i ri
Plani rregullues i Boerit synon që të bllokojë zgjerimin e brendshëm të qytetit. Ja cila është idea, një pyll orbital me rreth 3 milionë pemë të reja dhe ndalimi i pushtimit të brendshëm të hapësirave natyrore. Dhe në fakt një pushtim i tillë për shembull ka shndërruar qytete si Durrësi dhe Kavaja ku janë ndërtuar pallate, banesa shumë pranë detit.
Oazet dhe ”rrethimi jeshil”
Të paktën pas 100 vitesh idea është që të shtohen hapsirat e gjelbërta, shërbimet dhe hapsirat publike. Në projektin e Boerit është krijimi i dy korsive të biçikletave, i një oazi natural rreth liqenit dhe fasha të reja të gjelbërta, pemë e jo vetëm rreth çdo vendi ku ka ujë. E për me tepër, 20 shkolla të reja publike, një shesh i madh i cili shndërrohet edhe një mënyrë për të krijuar rrjete të vogla kulturore dhe shërbime të tjera për qytetarët. Do të jetë edhe një tarifë për të hyrë në qendër të qytetit ne mënyrë që të shmanget drejtimi i makinave dhe të inkurajohet transporti publik. Një tarifë që sigurisht nuk do të jetë e kushtueshme.
Stadiumi i ri
Në pak vite qyteti do të ketë një stadium të ri, por edhe ai i është besuar një italiani. Dhe nuk është rastësi që plani rregullues iu besua Boerit pak muaj pasi iu dha drita jeshile projektit për stadiumin të firmosur nga toskanët e Archea Associati. Kryeministri beson shumë, prezenca e shqiptarëve në kampionatin europian i dha shtysë ambicieve të vendit në aspektin sportive. Vendi nxiton të rekuperojë kohën e humbur gjatë regjimit komunist. Shqipëria aspiron të hyjë në Unionin Europian pavarësisht kohës./a.k