Zonat veriore dhe qendrore do të dominohet nga vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh por me vranësira më të dendura do të paraqitet moti për zonat jugore dhe juglindore duke rrezikuar reshje shiu në jug si edhe reshje dëbore në juglindje.
Orët e pasdites do të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat sërish do të rrezikojnë reshje dëbore në zonat juglindore të vendit. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të dukshme të kushteve të motit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje gjatë vlerave të mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje me 3 apo 4 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 5 ballë, shkruan noa.
Europa
Reshjet e dëborës do të vijojnë për vendet Nordike ku më problematike situata do të paraqitet në Finlandë. Ndërsa me vranësira dhe shira do të dominohen vendet perëndimore ku shira më të dendur do të bien në Francë.
Përsa i përket rajonit të Mesdheut, Ballkanit si edhe vendeve lindore do të jenë në ndikimin e moti të kthjellët por të ftohtë. Temperatura ekstremisht tp ulëta do të shënohen në Europën Lindore dhe Ballkanin verilindor./a.k