Shumë prej politikanëve italianë kanë që nën spiunim një lajm i tillë trondit opinion publik të shtetit fqinj. Mediat italiane raportojnë se është shkatërruar një qendër e cila kryente spiunazhe përmes rrjeteve kompjuterike. Kjo qendër prej vitesh ka mbledhur informacione dhe të dhëna të ndjeshme.
Ata kanë arritur të spiunojnë politikanë, administratën publike ,biznesmenë në nivel kombëtar. Në kuadër të hetimeve të koduar EyePiramid (syri i piramidës) është vënë në pranga një inxhinier dhe motra e tij rezidente në Londër. Mes viktimave të këtij sulmi rezultojnë ish kryeministri Renzi, Mario Draghi, Mario Montei, monsinior Ravasi dhe shumë funskionarë të tjerë
Serverat e arrestuarve janë sekuestruar nga FBI në SHBA por behet me dije se informacionet e hakeruara kanë të bëjnë kryesisht me mbrojtjen kombëtare. Dy të arrestuarit akuzohen për marrje informacioni në lidhje me sigurinë e shtetit, qasje të paautorizuar në sistemin kompjuterik dhe përgjim të paligjshëm të komunikimeve kompjuterike.