Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka folur sot në përfundim të mbledhjes së Komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, duke theksuar se opozita nuk do të lërë asnjë çështje themelore pa e diskutuar dhe garantuar në funksion të zgjedhjeve me standarde që do të mbahen në qershor. Në një prononcim për mediat, Bylykbashi akuzoi maxhorancën për vonesa. Lidhur me votimin elektronik, ai theksoi se kjo është një tjetër çështje thelbësore dhe nuk do të pranohen justifikimet e maxhorancës.
“Çështja e standardeve themelore për zgjedhjet, çështje primare për shqiptarët. Duhet bëhet çmos që këto standarde të garantohen për zgjedhjet e vitit 2017. Ne ngulim këmbë që nuk mund të jetë një trajtim selektiv i çështjeve. U ra së paku dakord që ekspertët të përgatisin një listë të çështjeve që janë për t’u diskutuar që të rikuperojmë kohën që është humbur për shkak të heqjes këmbës zvarrë nga maxhoranca. Nuk do lëmë asnjë çështje thelbësore për opozitën të ngelet jashtë. Teknologjia në votim, çështje thelbësore, do të zgjidhë një numër çështjesh që kanë të bëjnë me standardet. Justifikimet me kohën nuk ja pranojmë më maxhorancën”, deklaroi ai.
BALLA: JA PIKAT KU NUK KA DAKORDËSI ME PD
Në përfundim mbledhjes, bashkëkryetari Socialist i komisionit të reformës zgjedhore, Taulant Balla deklaroi se tashmë janë bërë të qarta pozicionimi i aktorëve politikë, ndërsa tregoi disa nga pikat ku kund dakordësohen me PD-në.
“Ka dakordësi të plotë për të dekrliminalizimin e të gjithë ata që bëjnë krime elektorale. Ku është pozicioni unë dhe duhet t’i bashkëngjiten aktorë politikë. Një punë intensive që kemi bërë dhe me KE-në, ne kemi identifikuar një dokument që është i mirë dhe do të minimizojë hapësirat e parave jo të ligjshme. Ky është hapi i parë. Për fat të keq nuk ka dakordësi nga pala tjetër për votën e emigrantëve dhe depolitizimin e pozicioneve.”, tha Balla.
Ai shtoi se: Sa i takon çështjes së identifikimit biometrik, i kam kujtuar kolegut Bylykbashi, i kam treguar disa modele teknologjike, por sipas tij kërkoheshin shumë kohë. Kujtoj që rekomandimi i OSBE-ODHIR është i njëjtë; pa kaluar një projekt pilot s’mund të kalojë në projekt kombëtar. Mandati i këtij komisioni është që të diskutojë çështje të OSBE-ODHIR. Jam kundër çdo forme që ndërhyn në sistem in zgjedhor. Me këtë sistem janë bërë dy palë zgjedhje.”.
MA.ME