Ministria e Drejtësisë në Serbi sapo ka e ka dërguar dokumentacionin në Francë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi. Lajmi është konfirmuar nga burimet e medias serbe “N1” brenda Ministrisë së Drejtësisë.
Bashkë me kërkesën e ekstradimit është janë dërguar edhe dokumente shtesë të përkthyera në gjuhën frënge në bazë të së cilave sistemi francez i drejtësisë mund të vendosë për përmbushjen e kushteve për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, shkruan Tanjug.
Ramush Haradinaj u arrestua me urdhër të arrestimit të dërguar në Interpol nga Serbia në vitin 2004, e kjo për shkak të dyshimit se gjatë viteve 1998-1999 kishte kryer krime ndaj serbëve. Gjykata në qytetin Colmar të Francës, ka vendosur të enjten që Haradinaj të mbahet në paraburgim derisa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare të erkstradimit. Haradinaj u arrestua në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse nga autoritetet franceze.
se dialogu Kosovë-Serbi i nevojshëm
ma.me