Meryl Streep mori shumë përgëzime për fjalimin e saj në spektaklin e Golden Awards, por ndoshta askush nuk është ndjerë më krenar për të se sa miku i saj i vjetër Robert De Niro.
Aktorja 67-vjeçare kritikoi presidentin e zgjedhur Donald Trump, pa ia thënë asnjëherë emrin, për përqeshjen që i bëri gjatë fushatës një reporteri të paaftë fizikisht. De Niro, 73 vjeç, një kundërshtar mjaft i ashpër i Trumpit gjatë fushatës, iu drejtua me një letër plot ndjenja aktores.
“Ajo që the ishte madhështore. Ishte diçka që duhej thënë dhe ti e the shumë bukur”, i shkruan De Niro. “Kam shumë respekt për ty dhe për atë çka bëre, teksa e gjithë bota festonte suksesin tënd. Ndaj të njëjtat ndjenja për maskarenjtë e sherrxhinjtë. Mjaft është mjaft”.
De Niro e Streep janë parë për herë të fundit së bashku të premten e shkuar, në mbrëmjen e lamtumirës të Presidentit Barack Obama. /People/ MA.ME