Pas Diego Maradonas, edhe ish-ylli i Real Madridit, Roberto Carlos, ka kritikuar ashpër Barcelonën dhe Lionel Messin për mungesën në “FIFA Football Awards”.
Mbrëmja gala “FIFA Football Awards”, e cila është mbajtur mbrëmë në Zurich, është bojkotuar nga Lionel Messi dhe Barcelona.
Në këtë mbrëmje, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë për vitin 2016.
Ish-ylli i Los Blancos, Roberto Carlos, ka kritikuar ashpër Barcelonën dhe Messin për mungesën në FIFA Football Aëards, përcjell Express. Njësoj ka bërë dhe Maradona.
“Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer se si Leo dhe bashkëlojtarët e tij nuk kanë ardhur. Ata kanë shumë futbollistë të mëdhenj dhe të gjithë ne do të donim t’i shihnim në ceremoni”, ka deklaruar Carlos.
“Ne të gjithë kemi dashur ta shohim Messin, lojtarët e tjerë të mëdhenj dhe trajnerin e Barcelonës këtu.
Ky është një çmim i FIFA-s. FIFA është autoriteti më i lartë në futboll, kështu që të gjithë duhet të jenë këtu”, ka shuar ai, cituar nga Express. (b.an)