Persona të paidentifikuar kanë grabitur me thyerje në qytetin e Beratit nje sasi te madhe parash nga bankomati i një banke. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qendër të Beratit diten e djeshme. Sipas policisë, rreth orës 03:35, në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat, është vjedhur me thyerje bankomati i një banke private, ku mësohet se janë marrë një sasi e madhe lekësh. Policia është duke u punuar për përcaktimin e shumës së grabitur si dhe identifikimin e kapjen e personave që kanë bërë vjedhjen.
ma.me