Dihet publikisht se midis modeles seksi nga Kosova Morena Taraku dhe këngëtares gjithashtu seksi Zaimina Vasjari, ka një miqësi të ngushtë. Ose më saktë kishte… Një foto e publikuar nga Morena, e cila i drejtohet shoqërisë false ka ngjallur dyshime. Sipas një hulumtimi të portalit “Lajmi.net”, dy vajzat kanë zhdukur nga llogaritë përkatëse në rrjetet sociale, çdo gjurmë të njëra-tjetrës. Pozat e shumta që zeshkanet tërheqëse kishin bashkë, tashmë nuk janë më. Kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një miqësi të marrë fund. Ç’të ketë ndodhur vallë mes bukurosheve?! /ma.me