Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë. Forcat e policisë të Komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë arrestuar në arrestimin në flagrancë Enea Kapo, Skerdi Hyka, Brahim Spahiu, të tre 20 vjeç dhe me banim në Tiranë. Sipas policisë, Skerdi Hyka rezulton i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.
Arrestimi në flagrancë i këtyre personave u bë pasi më datën 8 janar 2017 rreth orës 23:30 në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë nuk i janë bindur urdhrit për kontroll të punonjësve të policisë kriminale ku më pas kanë goditur njërin prej agjentëve të policisë kriminale gjatë kryerjes së detyrës, konkretisht punonjësin F. T.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
ma.me