Prokuroria Speciale e Kosovës nuk do të heqë dorë nga aktakuza kundër ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.Ka paralajmëruar se rastin do ta dërgojë në Gjykatë Supreme, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për hedhje poshtë të aktakuzës.
Ditë më parë u plasua në opinion informata jozyrtare se aktakuza është konsideruar e paqëndrueshme nga shkalla e dytë me arsyetimin se Hasani ka pasur imunitet funksional.
Mirëpo, burime të “Kohës Ditore” brenda Gjykatës kanë bërë me dije se aktakuza nuk është hedhur poshtë për shkak të imunitetit, por për shkak se nuk është vërtetuar se Hasani ka kryer veprat penale me të cilat ngarkohej.
Edhe vetë ai ka thënë se, me sa ka kuptuar, aktakuza është hedhur poshtë pikërisht për shkak të mungesës së veprës penale, citohet Koha. (b.an)