Ata janë dy reperët më të dashur për të rinjtë shqiptarë. Kanë pushtuar të dy vëmendjen e mediave që javën e parë të viti që sapo hyri. Noizy dhe Stresi janë të njohur si dy rivalët më të mëdhenj në muzikën shqiptare. Mesa duket pushtimi i medias nga këto emra ka lodhur edhe autorin e humorit Florian Binaj. Ai ka postuar me nota humori një foto në profilin e Instagramit të tij ku shkruan: “Antistres dhe antinoyz… Nuk ka si gjelbërimi në shtëpi…”.
Nuk le të kuptohet drejpërdrejt se ka diçka konkrete kundër dy reperëve. Megjithëse nuk mund të harrojmë që mes humorit përcillen mesazhe të mëdha. “GE”
ma.me