Korporata Elektro Energjitike (KESH) bëri të ditur se situata hidrike në liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin, është përmirësuar ndjeshëm nga reshjet dëborës që kanë rënë gjatë ditëve të fundit në vend.
Sipas të dhënave nga KESH, niveli në liqenin e Fierzës është 279.73 metër ndërsa në Vaun e Dejës shënon 74 .07 metër dhe liqeni Komanit kuotohet sot në orët e mesditës në nivelin 172.17 meter raporton ATA. Aktualisht prodhimi ditor arrin në 16 milionë kilovatorë, ndërkohë që rezerva energjitike është rreth 757 GWh.
Sipas KESH-it, situate hidrike në vend pritet të përmirësohet edhe më shumë gjatë ditëve në vijim me shkrirjen e dëborës, ndërkohë KESH po menaxhon me kujdes çdo zhvillim në HEC-e./a.m.