Lajmi është bërë i ditur nga klubi, të cilët përmes një komunikate kanë shpjeguar arsyet pse lojtarët e tyre nuk do të udhëtojnë për në Zvicër, ku do të ndahet çmimi për “Lojtarin më të mirë për vitin 2016”.
“Prioriteti kryesor i jonë është ndeshja kundër Athletic Bilbaos të mërkurën dhe për këtë nuk do të marrim pjesë në ceremoninë e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit. Barcelona dëshiron të falënderojë presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, por më të rëndësishme konsiderojmë ndeshjen kundër Athletic Bilbaos dhe lojtarët duhet të pushojnë”, shkruhet në komunikatën e klubit katalunas.
Messi është finalist për “lojtarin më të mirë” së bashku me yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe favoritin dhe fituesin aktual të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldon. /ma.me.