Ashtu siç ishte paralajmëruar nga vetë avokati i ish kryebashkiakut të Elvis Rroshit, të cilit iu hoq mandati javën e kaluar përmes dekriminalizimit, Theodhori Sollaku është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese ku dhe ka ankimuar të gjithin ligjin.
Në dalje për mediat Sollaku është shprehur se ligji i dekriminalizimit cënon liritë dhe të drejtat e njeriut, duke shtusar se vendimi për ndërprerjen e mandatit t ëish kryebashkiakut ishte i padrejtë.
“Kërkesa ka të bëjë me vendimarrjen e institucioneve që detyruan Këshillin e Ministrave për të shkarkuar kryetarin e Bashkisë, kryesisht nga procedurat e KQZ u spikat momenti që detyrimi i KQZ ka qenë të administronte vendimet e formës së prerë zyrtarisht, dosje, gjë që nuk e ka bërë.
Në të kundërt mbrojtja dhe vetë kryetari i Bashkisë ka depozituar aktet zyrtare të autoriteteve të huaja që ai është i padënuar penalisht. Së dyti kemi kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave, një vendim që bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht me Kushtetutën shqiptare.
Kemi argumentuar se sanksionet që parashikon ligji për dekriminalizimin janë natyrisht penale dhe si të tilla nuk mund të kenë kurrsesi fuqi prapavepruese”- tha Sollaku.
Disa ditë më parë KQZ vendosi për heqjen e mandatit të dy deputetëve Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, me argumentin se prekeshin nga ligji i dekriminalizimit.
Ndryshe nga këta deputetë që bënë padinë në gjykatën administrative, Elvis Roshi dhe avokati I tij vendosën që çështjen ta çojnë në gjykatën kushtetuese./java/a.k