Një 29 vjeçar ka tentuar të grabisë një lokal në qytetin e Durrësit, por nuk e ka pritur që “surprizën” do t’ja bënte vetë pronari, i cili e ka gjetur në bar- kafe.
29 vjeçari Qazim Kadriu kishte hyrë me forcë përmes dritares së bar- kafesë në pronësi të shtetasit 62 vjeçar me inicialet M.B. Por pronari e ka kapur mat dhe ka lajmëruar menjëherë policinë e shtetit.
Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje dhe e kanë arrestuar të riun.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vjedhja” e mbetur në tentativë./java/a.k