Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Ergys Fasllian, personin e arrestuar si kreun e celulës terroriste që kishte organizuar një sulm kundër kombëtares së Izraelit, gjatë kohës që ata do të luanin kundër Shqipërisë në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës.
Fasslia u arrestua si pjesë e një grupi prëj 4 personash, pas informacioneve të shërbimit sekret izraelit Mossad dhe arrestimit të një celule në Kosovë me të cilën ai bashkëpunonte./java/a.k