Moti i ftohtë me reshje të dendura dëbore dhe ngrica ka qenë një dukuri e zakonshme në Shqipëri, megjithëse vitet e fundit ka munguar i ftohti ekstrem.
Kryeministri Rama ka treguar se ky dimër nuk është i panjohur për shqiptarët, ka publikuar në rubrikën “Amarcord” në Facebook, dy fotografi të Marubit dhe Vani Burdës, të cilët kanë fiksuar reshjet e dëborës në Shqipëri.
Sipas Ramës, vendi vazhdimisht ka kaluar dimra të ftohtë dhe me dëborë.
“Jemi ç’mësuar të përjetojmë një prani kaq të dendur të dëborës dhe të ftohtit në Shqipëri, ndonëse në një të kaluar jo shumë të largët, të dy këto elemente të klimës ishin të shpeshtë gjatë stinës së dimrit, aq sa edhe dy fotografë të mirënjohur, Marubi dhe Vani Burda, nga jugu në veri, nga Boga në Korçë, nuk kanë ngurruar t’i pavdeksojnë në pllakat e tyre të xhamit apo në celuloze“, shkruan Rama në Facebook.