Kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendin të aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Elbasan kanë regjistruar momentin e përplasjes fatale.
Në video, duke momenti kur makina tip “Ford” e drejtuar nga Dritan Kalemi, 32 vjeç, përplaset me automjetin tjetër tip BMw, i drejtuar nga K.A., 28 vjeç. Gjithçka duket se ka ardhur për shkak të një gabimi të 32-vjeçarit që mbeti i vdekur nga ky aksident.
Kalemi tenton të devijoi majtas, por në momentin që shikon se përballë ka një makinë përpiqet të kalojë sërish në korsinë e tij. Ditën e djeshme u raportua se aksidenti ka ardhur për shkak të ngricave, por nga kjo video duket qartë se shpejtësia e 32 vjeçarit ka qenë e lartë.
Video është publikuar nga JOQ.