UEFA ka vendosur të përcaktojë futbollistët më të mirë në Ligën e Kampioneve për vitin 2016.
Në portë qëndron Xhianluixhi Bufon. Në moshën 38 vjeç, portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane bëhet lojtari me moshën më të madhe që përfshihet në 11-shin e më të mirëve të Ligës së Kampioneve.
Ai ka lënë pas kolegun e tij të Bajernit të Mynihut, Manuel Nojer.
Për herë të parë në këtë formacion hyn Leonardo Bonucci, mbrojtësi i tretë i Juventusit pas Xhanluka Zambrota e Fabio Cannavaro.
Repartin e mbrojtjes e kompletojnë Xherom Boateng i Bajernit të Mynihut, Zherard Pike i Barcelonës dhe Sergio Ramos I Realit të Madridit.
Në mesfushë përfshihen lojtarë cilësorë si: Luka Modriç e Toni Kros të Realit të Madridit, pa harruar ekspertin apo trurin e skuadrës së Barcelonës, Andres Iniesta.
Në sulm është treshja e talentuar të cilët i ëndërron çdo skuadër: Kristiano Ronaldo i Real Madrid, fitues i “Topit të Artë” për 2016, Lionel Mesi i Barcelonës dhe Antuan Grizman i Atletiko Madrid.
Reali i Madridit është skuadra me më shumë përfaqësues në formacionin e 11 më të mirëve në Ligën e Kampioneve, me katër lojtarë.
Rekordi i takon Barcelonës që në 2009 e 2010 përfaqësohej me 6 futbollistë.
Rekord negativ për Serxho Agueron, i cili përzgjidhet për të gjashtën herë radhazi, por pa mundur të përfshihet në formacionin titullar./a.k