Ai u bë i njohur me videot e tij nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, duke treguar se zgjodhi kryeqytetin e Shqipërisë për të pritur natën e ndërrimit të viteve.
Por i riu serb duket se “ka rënë në dashuri” me Shqipërinë dhe nuk e ka lënë me kaq. Në një tjetër video të publikuar prej tij ai tregon se ka marrë pjesë në konkurimin për Big Brother Albania 9.
“Meqë jam në Tiranë vendosa të jap intervistën e parë të konkurimit për në Big Brother Albania. Intervista shkoi shumë mirë, juria ishte shumë e dashur dhe shumë profesioniste. I bëra disa herë edhe të qesh. Ia kalova mirë, besoj se do më marrin sërish.”
Shkruan serbi duke lënë të nënkuptohet se në Big Brother Albania 9, që do të nisë së shpejti, mund të kemi pjesëmarrjen e një shtetasi serb.