1935 – Si sot lindi muzikanti amerikan Elvis Aron Presley, “Mbreti i rokut”, shumë popullor në vitet pesëdhjete dhe vitet gjashtëdhjetë të shekullit të 20-të. Ai ka shitur mbi 150 milion regjistrime dhe ka luajtur në njëzetë filma. Ai vdiq në vitin 1977 nga përdorimi i tepërt i alkoolit dhe drogës.
1324 – Vdiq eksploratori italian Marco Polo, udhëtar i madh i Evropës Mesjetare. Në 1271 në moshën 17-vjeçare ai shkoi nga Venecia në Lindjen e Largët dhe përvojat e tij janë regjistruar në “Librin e mrekullive të botës” (1298), i njohur më vonë si “Million”, në të cilat inkurajoi vendet detare evropiane për të shkuar në kërkim të rrugëve detare në Lindjen e Largët. Prezumimi i lindjes së tij në ishullin e Korcula është i bazuar në një dokument nga shekulli i 15, pas së cilës familja Polo ishte me origjinë nga Dalmacia.
1642 – Vdiq astronomi italian, fizikani dhe matematikani Galileo Galilei (Galilei), hulumtimet e të cilit hodhën themelet e mekanikës moderne dhe fizikës. Duke përdorur teleskopët që ai vetë ka ndërtuar ka zbuluar satelitët e Jupiterit, unazat e Saturnit dhe njollat e diellit. Avokimi për sistemin Kopernikan heliocentrik e ka çuar atë në konflikt me Kishën Katolike, kurse puna e tij nga viti 1616 ishte nën kontrollin e Inkuizicionit.
1679 – Eksploratori Francez Robert Kavelije de la Sal zbuloi Ujëvarën e Niagaras.
1896 – Vdiq shkrimtari francez Paul Verlaine, poezia e të cilit ka pasur muzikalitet të pasur dhe lirizëm me shprehjet e reja. Poema e tij “L’art poetique” është pranuar si manifesti i simbolizmit. (b.an)