Katër ushtarë izraelitë u vranë dhe 15 u plagosën pasi një palestinez i përplasi me një kamion duke zënë 10 persona poshtë rrotave. Sipas policisë izraelite, shoferi është qëlluar për vdekje.
Një grup ushtarësh sapo kishin zbritur nga autobusi i tyre dhe po qëndronin në bar kur një kamion erdhi furishëm drejt tyre.
Pasi i përplasi, agresori eci paksa mbrapsht për t’i lënë disa njerëz poshtë kamionit. Një nga ushtarët e mbijetuar arriti ta shmangte përplasjen dhe hapi zjarr ndaj atentatorit.
Nga mediat e huaja mësohet se ushtarët qëlluan të paktën 18 herë drejt terroristit, që besohet të jetë nga një zonë arabe e Jeruzalemit lindor, shkruan balkanweb. Ushtarët ishin në një vizitë kulturore në vend dhe në momentin e sulmit po shikonin muret e Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit./a.k