Një grup i hulumtuesve të vetëshpallur të dukurive paranormale thonë se kanë gjetur një dorë gjigante me tre gishta për të cilën ata mendojnë se i takon një alieni ose humanoidi të lashtë.
Pretendimet – që duket se nuk janë verifikuar nga ndonjë shkencëtar i njohur ose universitet me emër – janë bërë nga një grup i paidentifikuar “entuziastësh të dukurive paranormale” të cilët deklarojnë se gjetën një “dorë” gjigante në Cusco, Peru.
Gjithashtu, ata thonë se kanë gjetur edhe një kafkë të zgjatur të një humanoidi afër vendit ku kanë gjetur edhe dorën, transmeton Koha.net. Vendin ku i kanë gjetur këtë dorë dhe kafkë ata nuk e treguan, por vetëm thanë se i kanë gjetur “në shpellat dhe tunelet e një shkretëtire”.
Brien Foersterit, hulumtues i dukurive paranormale, i cili drejton një kompani turistike në Peru, më pas i janë dorëzuar këto gjetje nga grupi.
Sipas raporteve, ai pastaj mori një grup “ekspertësh” për të kryer disa teste në këtë dorë gjigante dhe zbuluan se dora kishte nga gjashtë kocka në çdo gisht.
Ekipi, duke përdorur rrezet X, po ashtu arritën në përfundim se dora dhe kafka ishin objekte të vërteta biologjike me eshtra të vërteta dhe inde të lëkurës.
Hulumtuesit, po ashtu kanë thënë se janë duke planifikuar që të kryejnë edhe testet e ADN-së së këtyre mostrave misterioze në SHBA në fillim të këtij viti. (b.an)