Një dyqan i tregtimit të bombolave të gazit në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të diele, në një ngjarje të ndodhur në sheshin “Isa Boletini” të qytetit.
Si pasojë e flakëve ka marrë dëmtime shitësi i dyqanit, i cili është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit, të cilët kanë mundur të vënë nën kontroll situatën. Ndërkohë që shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.