Megjithëse Klement Balili, kërkohet në çdo cep të Shqipërisë, njerëzit e tij në Sarandë sulmojnë bizneset dhe shqyejnë dyert me leva.
Citynews ka mundur të sigurojë një video ku duket si njerëzit e afërm të Klement Balilit dhunojnë një biznes privat në prani te rojeve.
Gjithçka ka ndodhur në mesditën e 29 dhjetorit 2016 në oren 13.
Ne video duket qartë se dy mjete shkojnë pranë një biznesi privat duke kërkuar që rojet të hapin derën, por këta të fundit kundërshtojnë dhe njoftojnë policinë.
CityNews raporton se në video janë:
Jeton Balali, personi me syze dielli, djali i Klement Balilit.
Denis Balili, nipi i Klement Balilit vëllai i Rigers Balilit kryebashkiakut të Delvinës, punonjës i INUK Sarandë
Personat e tjerë janë miq të afërm dhe bashkëpunëtorë të Balilajve.