Disa qytetarë të Deçanit e kanë djegur flamurin e Francës, në shenjë pakënaqësie për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në videon që ka ardhur në redaksi, shihet një qytetar teksa me shkrepëse e djeg flamurin francez.
“Në shenjë pakënaqësie për Arrestimin e Ramush Haradinaj e djegim flamurin francez”, ka shkruar ky qytetar që ka dërguar këto video.
Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga autoritetet franceze në aeroportin e Baselit në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia që nga viti 2004.