Ish-presidenti portugez, Mario Soares, i konsideruar si babai i demokracisë në vend, vdiq sot në moshën 92 vjeçare, njoftoi zëdhënësi i spitalit ku ishte shtruar në Lisbonë, Jose Barata.
Ky personazh historik ishte shtruar më 13 dhjetor në njësinë e mjekimit intensiv në spitalin e Kryqit të Kuq ndëkohë që kishte shenja të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Gjendja e tij u përkeqësua më 24 dhjetor dhe që prej të hënës ai ra në një koma të thellë. Spitali ende nuk ka përcaktuar arsyet mjekësore të vdekjes së tij.
Soares, që ka kontribuar në ardhjen e demokracisë në vitin 1974 më pas në integrimin evropian të Portugalisë, ka qëndruar në skenën politike për rreth 40 vite.
Figurë shumë influente e vendit të tij, ai ka qenë themeluesi i Partisë Socialiste portugeze, ministër i Punëve të Jashtme, dy herë shef qeverie, president i republikës 1986-1996 dhe deputet evropian.