policia e Tiranës ka arrestuar 5 shpërndarës droge të cilët operonin në zonën e “Qytetit Studenti”. Në kuadër të operacionit të koduar “Nata e Ftohtë”, nisur edhe nga temperaturat e ulëta të ditëve të fundit, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1 kanë bërë të mundur ndalimin e tyre.
Të arrestuar janë: Klajdi Llapi, 20 vjeç; Dorian Rapushaj, 21 vjeç; Marin Tona, 20 vjeç; Devi Hajro, 19 vjeç; Nimert Hoxhaj, 19 vjeç; të pestë banues në Tiranë.
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohej se shpërndanin bimë narkotike kryesisht në godinat e “Qytetit Studenti” në rrugën “Budi”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë prej tyre me qera janë gjetur rreth 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva e ndarë në procione gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
• 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva.
• Dy telefona të markës Iphone 4.
• Disa qese farmaceutike të tejdukshme.
• Një automjet i tipit “Opel” në pronësi të shtetasit Marin Tona.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim”./a.m.