Pas shumë negociatash të vështira, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, edhe zyrtarisht është lojtari i Luganos duke u larguar në formë huazimi nga Zurich.
Ishte asistenti i Gianni De Biasit, Tramezzanni, ai që bindi lojtarin shqiptar të transferohej në Superligën zvicerane duke qenë se Zurich këtë sezon luan një kategori më poshtë.
“Duam të njoftojmë se FC Lugano ka arritur marrëveshje me FC Zurich për huazimin deri në fund të sezonit të sulmuesit shqiptar, Armando Sadiku”, shkruhet në njoftimin e klubit. /