Kur Kylie Jenner postoi pak ditë më parë një foto e veshur me një palë bikini kadife, me siguri një pjesë e madhe prej jush kanë menduar: Iiiiiiii kadife për në plazh… Por, duket se këto rroba banje nuk do të mbeten thjesht një trend Instagram-i.
Madje, ato kanë potencial për të qenë bikinit më të kërkuara të këtij viti, duke qenë se edhe fashionista të tjera si Danielle Bernstein apo Leandra Medine i kanë testuar dhe duken thjesht të mrekullueshme.
Menduat se kadifes po i vinte fundi? Epo, ja që kaloi çdo pritshmëri./a.m.