Një Kupë bote qe të shkojë nga 32 në 48 ekipe, ashtu siç ka sugjeruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kërkon 640 milionë dollarë suplementare (605 M EUR), sipas një raporti konfidencial të instancës me të lartë të futbollit botëror njofton AFP.Një Kupë bote me 48 ekipe, me 16 grupe me nga 3 ekipe për edicionin 2026,do te kushtoje 4,18 md USD (3,95 md EUR), kundrejt 3,54 md USD për Botërorin e vitit 2018 në Rusi, sipas përllogaritjeve.Nëse organizohet një Botëror i tillë, në të do të luhen sipas formatit 80 ndeshje, kundrejt 64 të tillave deri tani.Në një Botëror me 16 grupe me nga 3 ekipe, dy ekipet e para kualifikohen për 1/16 e finaleve.Gianni Infantino do te tentojë te martën në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të FIFA-s që të adoptojë ketë formule të re.