Situata e vështire e krijuar per shkak te reshjeve te bores duket se ka sjelle nje përplasje te re politike. Ministri i Lëvizjes Socialiste per Integrim Sokol Dervishaj nga Dibra, u ka kërkuar deputeteve te mos bëjnë lojëra politike me situatën.
“Dua te bej dhe nje apel për t’iu kujtuar te gjithë atyre qe mendojnë se situatat e emergjencës janë situata per te përfituar apo per te luajtur politikisht qofte përfaqësuesve te votuar te popullit ne institucione te përcaktuara apo qofte edhe mediave te jene te kujdesshme ne mënyrën se si ne e trajtojmë ketë situate, sepse paniku i panevojshëm ne ketë situate emergjente është nje fenomen jo i nevojshëm, sepse kemi nevoje te kemi solidaritet te punojmë te gjithë se bashku per te përballuar kete situate per ta tejkaluar ate me sukses, ne mënyre qe t’i përgjigjemi sa me mire përgjegjësive qe ne ushtrojmë dhe mbi te gjitha qytetareve per te cilët ne jemi te detyruar te bëjmë punën qe bëjmë”.
Por kritika per mënyrën se si po përballohet situata nuk ka pasur vetëm nga opozita. Deputeti socialist Pjerin Ndreu kërkoi penalizim per firmat e pastrimit te rrugëve, te cilat sipas tij, kane marre leket e taksapaguesve dhe kane lejuar bllokimin e rrugëve, duke mos hyre ne kohe me borëpastruese e duke mos hedhur kripe ne rruge. Por ndryshe nga deputeti socialist, ministri i transporteve ka theksuar se kompanitë e mirëmbajtjes se rrugëve jane ne funksionim te plote.
“Vlen te theksohet qe te gjitha kompanitë e mirëmbajtjes se rrugëve janë ne funksionim te plote, janë marre te gjitha masat per te shtuar kapacitetet e mirëmbajtjes; qofte ne logjistiken e makinerive apo mjeteve te tonazhit te rende qe punojnë ne keto rruge apo te hedhjes se kripës ne rruge. Unë jam personalisht i kënaqur nga puna qe është bere”.
Sipas Dervishajt situata mbetet e vështire dhe është e nevojshme qe te gjitha institucionet te punojnë se bashku per te përballuar çdo emergjence.
Situata e vështire e krijuar per shkak te reshjeve te bores duket se ka sjelle nje përplasje te re politike. Ministri i Lëvizjes Socialiste per Integrim Sokol Dervishaj nga Dibra, u ka kërkuar deputeteve te mos bëjnë lojëra politike me situatën.
ma.me