Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann do të kenë privilegjin që të ndajnë podiumin për çmimin Lojtari më i mirë nga FIFA të hënën, por këtë podium me yjet e futbollit do ta ndajë edhe aktorja e famshme Eva Longoria.
Aktorja nga Texasi do të jetë drejtojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët në botë së bashku me prezantuesin gjerman Marco Scheryl.
Ylli i Hollywood-it ka marrë vëmendjen më të madhe. Aktorja latine ka realizuar më shumë se 20 filma, por së fundmi njihet me rolin e saj në serinë televizive “Desperate Housewives”. (b.an)