Policia e Lezhës ka vënë në pranga 3 persona të cilëve iu janë gjetur 22 kg kanabis në makinë. Operacioni i policisë së Lezhës ka marrë emrin nga situata meteorologjike në vend dhe është quajtur “Acari” ndërsa 3 personat janë kapur në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Milot. Në videon e publikuar nga vetë Policia, duket momenti kur efektivët e anti-drogës shtrijnë në tokë trafikantët. “Ulu, ulu aty”, dëgjohen thirrjet e policëve që prangosin 3 burrat.
Me datë 06.01.2017, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e aktivitetit kriminal të narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një punë hetimore të mirëorganizuar, u bë i mundur realizimi me sukses i operacionit “Acari” ku u arrestuan në flagrancë 3 shtetas:
1- Fatmir Gjoka, 30 vjeç, banues në Rrëshen
2- Alfons Gjoka, 46 vjeç, banues në Tiranë
3- Preng Pjetri, 39 vjeç, banues në Mirditë
Këta 3 persona në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Pllanë u kapen në flagrancë me automjetin e tyre tip “Benz” me targë DR 3609 E, ku kishin të fshehur në 4 thasë 22 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis – sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.