Një vajzë 20-vjeçare nga Durrësi u gjet e pajetë në banesën e saj teksa mbeten mister motivet e vdekjes së të resë.
Sipas policisë, pasditen e djeshme, në lagjen 17, në banesë, është gjetur e vdekur 20- vjeçarja K.K.
Paraprakisht bëhet me dije se vdekja e saj ka ardhur për shkaqe natyrale.
Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë./a.m.