Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë një foto me një të burgosur tjetër në Colmar të Francës ku mbahet nën arrest me burg.
Ka qenë shqiptari tjetër që ka publikuar foton te faqja “Jeta Osh Qef”. Haradinaj është lënë në burg nga një gjykatë franceze, pasi ekziston një udhërarrest për të në Serbi për krime lufte.
Ndërkohë, Gjykata e Hagës e ka shpallur atë të pafajshëm për të njëjtën akuzë. Burgosja e tij deri në pritje të një kërkese ekstradimi nga Serbia ka acaruar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës edhe një herë tjetër./a.m.