Moti i keq ka vështirësuar lundrimin e trageteve të udhëtarëve nga Shqipëria në Itali.
Si pasojë e dallgëve të larta dhe erës së fortë, një traget që ishte nisur nga Durrësi për në Ankona të Italisë, u detyrua të devijojë lundrimin duke u ndalur në Bari.
Trageti me 500 pasagjerë në bord u nis pasditen e të enjtes nga Durrësi por ka ndryshuar kurs pasi porti i Ankonës ishte i mbyllur paraditen e sotme si pasojë e motit të keq.
Afro 100 pasagjerë që nuk kanë automjete ndodhen ende në traget dhe do të transportohen për në Ankona me autobusë./a.m.