Ndërsa epidemia e gripit po bën kërdinë, me raste të sëmurësh që shtohen nga dita në ditë vjen edhe një lajm i mirë.
Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 thotë se shqiptarët do shpëtojnë nga përhapja e këtij gripi pas javës së tretë të janarit.
“Java e tretë e janarit do jetë piku dhe pastaj fillon rënia”,- sqaron ai. Sipas tij, “Në aspektin e të dhënave epidemiologjike numri i personave të prekur në kohë reale numri i personave që në mënyrë të paarsyeshme mbushin klinikat e bëjnë që të mos jetë normale kjo situatë. Pra, është një epidemi mjaft e rëndë.
Në aspektin klinik është një situatë epidemie normale me një numër rastesh nga 120 deri në 170 rastë në 24 orë”.
Ai shtoi se vetëm nga gripi nuk ka asnjë rast vdekje. Të gjitha rastet më sëmundje kronike, gripi AH1N2 vetëm sa i ka rënduar, siç tha Pipero./a.m.